Liir & Family - Vaj ulliri ekstra i virgjër 100% organik nga Berati, Shqipëri
100% Organik

Vaj ulliri
ekstra i virgjër

Vaj 100% organik me origjinë nga Berati, Shqipëria

EKSTRA I VIRGJËR· ACIDITET 0.2%· KORRUR ME DORË· SHTYPJE E FTOHTË· BERAT, SHQIPËRI· KUALITET I GARANTUAR· EKSTRA I VIRGJËR· ACIDITET 0.2%· KORRUR ME DORË· SHTYPJE E FTOHTË· BERAT, SHQIPËRI· KUALITET I GARANTUAR·

Çdo shishe,
një histori toke

Vaj ulliri ekstra i virgjër Liir & Family 250ml - Porosit në Kosovë
Ekstra i virgjër · 250ml
Vaj ulliri ekstra i virgjër Liir & Family 500ml - Dërgesa në Kosovë
Ekstra i virgjër · 500ml
Vaj ulliri ekstra i virgjër Liir & Family 1 litër - Distributor në Kosovë
Ekstra i virgjër · 1L
Vaj ulliri ekstra i virgjër Liir & Family sasi industriale 5L 10L - Furnizim biznese në Kosovë
Ekstra i virgjër · 5L / 10L

Furnizojmë biznese me vaj ulliri ekstra të virgjër cilësor, me sasi fleksibël dhe bashkëpunim afatgjatë. Çmime speciale për partnerë të rregullt.

FURNIZOJMË
Restorane Hotele Catering Furra Biznese ushqimore
MUNDËSI FURNIZIMI
Bidona 5L, 10L, 20L
Sasi sipas kërkesës
Bashkëpunim afatgjatë
Çmime speciale për partnerë
Dërgesa e rregullt
BASHKËPUNOJNË ME NE
Che Bar - partner i Liir & Family për vaj ulliri
MAAR Hotel Brezovica - partner i Liir & Family për vaj ulliri
Adriatiku - partner i Liir & Family për vaj ulliri
EDHE - partner i Liir & Family për vaj ulliri
Freskia - partner i Liir & Family për vaj ulliri
Kërko Ofertë
Pse na zgjedhin ?
Cilësi e garantuar
Aciditet nën 0.3%, shtypje e ftohtë, testuar para çdo dërgese.
Furnizim i besueshëm
Prodhim i rregullt, dërgesa në kohë, pa ndërprerje furnizimi.
Partneritet afatgjatë
Çmime preferenciale dhe kushte të personalizuara për klientë besnikë.
Dokumentacion i plotë
Çertifikata organike, fatura, dhe dokumentacion doganor për eksport.
Prodhimi i vajit të ullirit Liir & Family në Berat, Shqipëri - Distributor zyrtar në Kosovë
HISTORIA JONË

Rrënjët tona janë
aq të thella sa ullinjtë

Me origjinë nga Berati, LIIR & FAMILY prodhohet nga ullinj të përzgjedhur me kujdes dhe përpunohet vetëm me metoda mekanike për të ruajtur shijen natyrale dhe vlerat ushqyese

Si vaj ulliri Extra Virgin i kategorisë më të lartë, ai përfaqëson traditën, cilësinë dhe autenticitetin shqiptar në çdo shishe.

NGA PEMA TEK SHISHA

Procesi ynë i prodhimit

01
Kultivimi
Kujdesemi për çdo ullinjë gjatë gjithë vitit — ujitje, krasitje dhe mbrojtje natyrale pa kimikate.
02
Vjelja — Tetor
Ullinjtë mblidhen me dorë çdo tetor, në kulmin e pjekurisë, për të ruajtur shijen dhe aromën më të mirë.
03
Përpunimi mekanik
Brenda 6 orësh nga vjelja, ullinjtë shtypen me metoda mekanike nën 27°C — shtypje e ftohtë, cilësi e plotë.
04
Mbushja
Vaji filtrohet natyralisht dhe mbushet në shishe hermetike me datën e prodhimit të shënuar në çdo etiketë.
05
Paketimi
Çdo shishe paketohet me kujdes për transport të sigurt — duke ruajtur cilësinë deri në duart tuaja.
06
Distribuimi në Kosovë
Dërgesa direkte në Kosovë brenda 48 orësh. Nga Berati në tryezën tuaj — i freskët dhe i garantuar.
PARIMET TONA

Çfarë na bën të ndryshëm

Origjinë nga Berati
Prodhuar ekskluzivisht në rajonin e Beratit — toka e njohur për ullinj të shekujve, me klimë dhe tokë ideale.
Ullinj të përzgjedhur
Çdo ullinjë zgjidhet me dorë — vetëm frutat në pikun e pjekurisë, pa kompromis në cilësi.
Përpunim mekanik
Shtypje e ftohtë nën 27°C brenda 6 orësh nga vjelja — pa kimikate, pa nxehtësi, pa humbje cilësie.
Cilësi Premium
Aciditet nën 0.3%, i çertifikuar dhe i testuar. Çdo shishe mban datën e korrjes dhe numrin e grumbullit.
Për familje dhe biznese
Shishe 250ml deri 10L për familje, bidona për restorante, hotele dhe catering — sasi sipas nevojës.
Distributor zyrtar në Kosovë
Dërgesa direkte në Kosovë brenda 48 orësh. Partnerë të besuar, furnizim i rregullt dhe i garantuar.
PARTNERËT TANË

Liir & Family
është zgjedhja e përditshme.

Dëshironi të bëheni partner?

Kërko Partneritet
ÇFARË THONË KLIENTËT

Fjalët e tryezave të tyre

★★★★★
"Unë zgjedh vajin e Liir&Family për arsye se është 100% extra i virgjër i pa përzier. Aromë natyrale dhe cilësi që e ndjen çdo pjatë !"
Bujar Rimanishta
Kuzhinier, Prishtinë
★★★★★
"Aciditeti i ulët e bën perfekt edhe për fëmijët tanë. Besim i plotë."
Elira Hoxha
Nutricioniste, Prishtinë
★★★★★
"E porosisim rregullisht për hotelin tonë. Dërgesa gjithmonë në kohë dhe cilësia konstante."
Driton Mustafa
Menaxher hoteli, Brezovicë
PYETJET MË TË SHPESHTA

Keni pyetje?
Ne kemi përgjigje

Extra Virgin është kategoria më e lartë e vajit të ullirit. Prodhohet vetëm me metoda mekanike, pa kimikate, dhe ka aciditet nën 0.8%. Vaji ynë ka aciditet nën 0.3% — shumë mbi standardin minimal.

Ruajeni në vend të freskët dhe të errët, larg dritës dhe nxehtësisë. Shmangni afër sobës ose dritares. Temperatura ideale është 14–18°C. Pas hapjes, përdoreni brenda 2–3 muajve.

Vaji i pahapur zgjat 18–24 muaj nga data e prodhimit, nëse ruhet siç duhet. Çdo shishe e jona ka datën e korrjes dhe datën e skadencës të shënuara qartë në etiketë.

Po, dërgojmë në të gjithë Kosovën. Dërgesa bëhet brenda 24–48 orësh nga konfirmimi i porosisë. Kostoja e dërgesës varet nga sasia e porosisë — për porosi mbi një sasi minimale, dërgesa është falas.

Po, kemi partnerë aktiv në sektorin e HoReCa — restorante, hotele, kafiterie dhe catering. Ofrojmë çmime speciale, furnizim të rregullt dhe sasi sipas nevojës. Na kontaktoni për një ofertë të personalizuar.

Po, shesim me shumicë për biznese. Disponojmë bidona 5L, 10L dhe 20L, si dhe mundësi furnizimi me sasi të mëdha sipas kontratës. Na kontaktoni direkt për çmimet e shumicës.

Keni pyetje tjetër?

Na shkruani në WhatsApp

Porosit vajin tuaj tani

Na Kontaktoni →